Aktualitet

Rama: Çadra po mbron prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar

Nga Cakrani i Fierit, ku Rama shkoi për të shpërndarë legalizimet dhe qe i vetëdijshëm se të pranishëm në takim nuk ishin vetëm socialistë.

“Ne asnjëherë nuk kemi folur për partinë tonë në këto takime, – tha ai, duke iu drejtuar demokratëve, –  por ne jua legalizuam shtëpitë, ne do të kujdesemi për të gjithë, po mos kini merak se Shqipëria nuk do të mbyllet në çadër, do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Shqipëria nuk do të bëhet kioskë e çadër pa leje. Shqipëria nuk është as Gjanica dhe as parku Rinia, që u pushtuan në kohën e Saliut “të Parë”.”

Kryeministri foli në veçanti për një premtim që kishte bërë për ndërtimin e një parku përreth lumit Gjanica dhe vështirësitë që duhen kapërcyer për ta arritur këtë: “Ne jemi betuar ta kthejmë Gjanicën në një park për qytetin dhe do t’I rrafshojmë të gjitha këto godina por nëse Berisha dhe Shabani nuk do t’I kishin legalizuar, ne nuk do të paguanim nga arka e shtetit një kosto marramendëse. Kemi bërë llogaritë e godinave të shpronësuara në Gjanicë dhe na duhen aq sa për të ndërtuar të gjitha rrugët dytësore të lagje në Fier.

U bënë pronarë në mes të Fierit duke u grabitur njerëzve pronën e tyre të përbashkët dhe duke ia kthyer atë mrekulli që e ka fat qyteti dhe e kanë shndërruar në tokë të zënë siç po bëjnë me çadrën në mes të Tiranës: Lirinë si e duam ne, ose s’ka…”, tha Rama

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?