Nga Ilir Kadia: Kupa e humbur

0

Mbreme do luhej Superkupa e Shqiperise ne baskeboll.Per femra u luajt e para dhe Flamurtari i Vlores fitoi si zonjat me vajzat e Goga Basket!Pastaj do fillonte Superkupa per meshkujt por…Ajo humbi! Po humbi! As Vllaznia e as Tirana nuk e fitoi dot!Ate e fitoi shemtia!Dhuna!Tifozet pa krye u perleshen mes tyre dhe lane ne parket 15 te plagosur,thone njoftimet!Te plagosurit nuk jane me enjte muskujsh por me gjak!Para se te fillonte ndeshja shkallet e mbushura si rralle here i kane kenaqur organizatoret, me siguri!E rikthyem spektatorin ne Pallate Sporti,kane menduar te kenaqur! Dhe mes tyre ka patur spektatore qe e zbukurojne mjedisin sportiv.Por,fatkeqesisht,tifozet agressive ishin dhe ata te shumte ne numer!Njera pale,pritesja,mezi ka pritur qe ne salle te vinin miqte nga Shkodra! Kishin hesape per te lare! Ne Shkoder djemte e Tirones ishin goditur! Dhe nuk priten te fillonte loja! U sulen drejt kundershtareve perballe per dyluftim trup me trup! Ne shkalle e ne tapet! Si gladiatore ! Sportdashesit u tremben! Dhuna eshte qorre! Ajo nuk di ke godet! Dhe ne Pallat kishte gra e femije! Erdhi policia dhe me shume veshtiresi qetesoi situaten! Por ndeshja nuk u luajt! Se Kupa kishte humbur! Djemte e Vllanise nuk pranuan te dalin ne fushe! Ndjehemi te rezikuar,thane.Dhe mu kujtuan djemte e kombetares te Shqiperise ne Beograd! Edhe atje ndeshja u nderpre se tifozet serbe i sulmuan me grushta e stola lojataret e Shqiperise! Ata kishin hesape per te lare!Flamuri me shqipe dykrenare, Kosova e pavarur i cmend e i qerron!
Mu kujtuan perleshjet mes serbeve dhe kroateve ne prag te prishjes se Jugosllavise.Meria mes dy kampioneve te medhenj te baskebollit,serbit Divac dhe kroatit Petrovic!Njerit i shahej Serbia – tjetrit Kroacia!
Por ne Pallat te sportit ne Shkoder dhe ne Tirane mbreme kush atdhe ju sha shkodraneve dhe tiranasve?!Cili flamur?!
Sot mesova se Superkupa do te luhet me vone por pa tifoze! Do ta shikojne…shkallet e drunjta te Pallatit te sportit dhe nje toge me police qe do te ruajne lojtaret mos zihen… shqiptar me shqiptar!

 

Risultati immagini per sherr asllan rusi basketboll

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author