Basha: Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira në duart e atyre që shkaktuan drogën

0

Lulëzim Basha hodhi akuza ditën e sotme për ata  që nuk e mbështesin kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, ata që mbyllin sytë para krimit janë të papërgjeshëm ose te korruptuar.

 Droga dhe krimi, krimi dhe droga janë dy arsyet e jashtëzakonshme për kërkesën tonë për zgjidhje të jashtëzakonshme, ndaj kërcënimit të jashtëzakonshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi jonë nuk ndryshon, vetëm qeveri teknike. Miq dhe dashamirës të Shqipërisë që për një arsye, apo arsye tjetër nuk kanë informacionin e plotë me ta duhet të kemi durim, duhet të kemi të hapur rrugën e dialogut mbi këto të zeza që i kanë shkaktuar Shqipërisë me lidhjet qeveritare të krimit. Ka dhe të tjerë që nuk duan të informohen.

Atyre se pavarësisht se nga vijnë dhe çfarë posti mbajnë, ju them se të mbyllësh sytë para krimit dhe drogës, do të thotë se je ose i papërgjegjshëm ose i korruptuar nga paratë e narkomafies shqiptare.

Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira në duart e atyre që shkaktuan drogën duke sjellë krimin në pushtet, ndaj rruga e vetme është largimi sot një orë e më parë i Edi Ramës nga karriga kryeministrore dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë betejë, nuk kanë munguar miqtë e vërtetë të Shqipërisë që i kanë dhënë mbështetje totale kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, luftës pa kompromis kundër drogës dhe korrupsionit. Këta miq kanë folur nga kryeqytetet e tyre.  

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author