Socialistja i shkruan Ramës: Jemi bërë me tension!

0

Edi Ramës i duhet të marrë një vendim dhe Ilir Meta nuk i la shumë zgjedhje në tavolinë. Zbutja e toneve me çadrën e PD-së, ecejaket nga kryeministria tek zyra e Metës dhe zërat e shtuar në mediat pranë qeverisë për një lëshim të Ramës, dëshmojnë se Rilindja do t’i japë fund shumë shpejt ankthit të pritjes. Më shumë se të gjithë, këtë ankth po e vuajnë socialistët e thjeshtë, militantët, përkrahësit që në këto orë i kanë sytë tek lideri i tyre, Edi Rama. Si dëshmi se kësaj që po ndodh, është edhe një dialog i shkurtër i kryeministrit me një prej mbështetësve në Facebook.

“Jemi bërë me tension zoti Rama. Vazhdo të qëndrosh i fortë, mos u dorëzo se ke Shqipërinë me vete, mos na zhgënje” shkruan socialistja në Facebook, e cila merr këtë përgjigje nga kryeministri.

“Asnjë tension. Tensionin lërjani atyre që kanë frikë drejtësinë dhe kanë zgjedhur marrëzinë për të shmangur drejtësinë” shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author