Një nga një ministrat e PS-së lënë selinë e kryeministrisë/Video

Aktualitet

Ka përfunduar në selinë e kryeministrisë takimi urgjent i thirrur nga kryeministri Edi Rama me ministrat e Partisë Socialiste. Nuk dihet ende ç’është biseduar në këtë takim, por burime nga kampet politike thonë se është afër arritja e një zgjidhjeje politike, ose të paktën e nisjes së dialogut për arritjen e kësaj zgjidhjeje.