Nga Dritan Shano: Mos i hap rrugë budallait.

0

Zgjedhje të lira e të ndershme? Pse, ç’nevojë ka?
A do jenë zgjedhjet e vitit 2013, të fundit zgjedhje pluraliste në Shqipëri?

Ka disa ditë që Rilindarët, të vjetër e të rinj, flasin papushim për legjitimitetin kushtetues të pushtetit të tyre, duke harruar, kështu si me lezet, listat e gjata me kriminelë që i sollën në pushtet, çka e deligjitimon çdo grimcë pushtetit që kanë derdhur mbi kurrizin e shqiptarëve këto 4 vjet.

Kushtetutën e ka pushtuar krimi. Nga faqet e saj bien gjethe hashashi. Është e qartë se lexuesit Rilindarë të Kushtetutës nuk duan ta kuptojnë se demokracinë e mbajnë në këmbë të drejtat e pakicës; pa to të drejtat e shumicës nuk kanë asnjë kuptim, as ligjor e as moral.

Mos ndoshta Rama po na thotë se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 ishin të fundit zgjedhje pluraliste ne Shqipëri, dhe se tash e tutje kjo nuk është më e nevojshme?

Se nga ky moment, zgjedhje të lira e të ndershme nuk janë më të nevojshme, sipas stilit të Musolinit (1924), Hitlerit (1933) dhe Enverit (1945) në te shkuarën, apo sipas stileve “demokratike” aktuale të Putinit, Erdoganit apo Maduros?!

Monteskje thoshte se: nuk ka tirani më të pamëshirshme nga ajo që justifikohet se është e mbrojtur nga ligji dhe se kryhet në emër të drejtësisë.

Artikulimi për legjitimitetin e mazhorancës kriminale dhe panevojshmërinë e opozitës është akti i fundit në “rradhën e gjatë të abuzimeve dhe uzurpimeve” te Rilindareve me në krye Edi Ramen në këto katër vjet, që synon t’i ri-rrëmbejë Jetën, Lirinë dhe Lumturine e shqiptarëve “si një projekt për t’i zhytur përsëri nën despotizmin absolut”.

Në këto kushte, është e drejta jonë, është detyra jonë ta rrëzojme këtë Qeveri. Dhe t’i japim të gjithë Shqiptarëve, përsëri, zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje pluraliste!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of