Kordinatorja e FRESSH sulmon ashpër deputeten e re të LSI/ Ku ishe në 21 janar?

Koordinatorja e FRESSH, Ana Abdi i është përveshur deputetes së LSI me tone të ashpra, madje duke i thënë se akoma nuk është ngopur në kurriz të këtij populli dhe duke e pyetur se ku ishte në 21 Janar.

Ja çfare shkruan ajo:

Në përgjigje të atyre që e konsiderojnë arrogancë qëndrimin zyrtar të PS-së, për të qëndruar në qeveri deri më 18 Qershor, ditë në të cilën do të mbahen zgjedhjet…

E dashur Kejdi,

Arrogancë është të premtosh se do të qeverisësh me duar të pastra e të abuzosh me fondet në emër të “Rrugës së Kombit”, arrogancë është të falësh pasurinë dhe detin e shqiptarëve për interesa anti-shqiptare, arrogancë është të qëllosh qytetarët e lirë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ditën për diell… Arrogancë është që në emër të popullit, lirisë dhe demokracisë të zësh bulevardin pa një kauz, gjasme në emër të votës së lirë, asaj vote që nuk kanë lënë zgjedhje pa vjedhur e përdhosur, sistematikisht, sa herë ju është dhënë mundësia…

Arrogancë është edhe të kërkosh stabilitet në emër të “interesit më të lartë të vendit”, ti japësh një dorë hajnisë në emër të zgjidhjes së krizës!

Boll luajtët me këtë vend e me këtë popull! Boll se e lodhët me farsa… A nuk u ngopët duke ngrënë në kurriz të tij? Kush flet për kauzën e asaj çadra katrahurë? Po çfarë kauze, çfarë çadre? Interesat e kujt mbron ajo çadër xhanëm?

Kejdi, ti ndoshta ke qënë në pushtet kur ne protestonim në Bulevard në 21 Janar… Unë kam qënë aty dhe di që ajo po, ka qënë një qeveri arrogante… Di që fliste me vete gjithë Shqipëria që ishte e mbytur e e zhytur në llumin e korrupsionit, analfabetizmit, papunësisë, Gërdecit, 21 Janarit dhe shumë probleme të tjera.. Epo e dashur Kejdi ti nuk ke si ta dish këtë, pasi kur unë luftoja me drejtoresha dhe mësuese miltante e analfabete, të katapultuara me listë partie, ti me siguri pregatisje kampin e LRI-së….

Partia ime erdhi në pushtet për të luftuar atë qeveri, atë qeveri që vidhte vota për të mbajtur pushtetin, që grabiste prona e ja u jepte pushtetarëve, që shiste e blinte vende pune, që hapte vende në fakultet për ti hequr të rinjtë për disa vite nga rradët e të papunëve, atë qeveri që shiste drejtësinë e vendimet gjyqësore sipas qejfit dhe interest, atë qeveri që vrau një fshat të tërë, atë qeveri që vrau 4 të pafajshëm me duar në xhep në mes të Bulevardit… Më thuaj Kejdi cdpo të thotë arrogancë?

Po atëherë pse nuk e ngrije zërin si tani? Sa e nevojshme ishte ato ditë të kishim një zë më shumë..

Më 23 Qershor, Partia Socialiste u votua për programin e saj, por u votua edhe për të mos u përsëritur më Shqipëria që na la Luli me Saliun… U votua që unë dhe ti të vlerësoheshim për meritat tona, të arsimoheshim më mirë, e të na jepej mundësia për të hapur rrugën për një Shqipëri më të mirë.

Kjo opozitë është pa kauz… Ti si e re, duhet të kuptosh që për të ardhur në pushtet duhet të punosh, të bësh opozitë në Parlament, tu ofrosh shqiptarëve një program dhe të hysh në zgjedhje… Në rast se tentohet të vidhet vota, unë e para do jem që do mbështes këtë kauz…

Shteti ku ne sot jetojmë është në demokraci, ka ligje, institucione të zgjedhura dhe të besuara nga Parlamenti dhe Gjykata.. Këto janë garanci e mjaftueshme që opozita të hyjë në zgjedhje…

Ne si të rinj duhet të jemi të parët që duhet të ngrihemi e të flasim për këtë… Të pranosh qeverinë teknike, apo “qeverinë e besimit” siç po dëgjojmë orët e fundit, do të thotë ti kesh vënë shkelmin votës dhe besimit të popullit, i cili vendosi njëzëri që PD-ja të jetë në opozitë, por do të thotë edhe mungesë besimin tek mënyra se si funksionon shteti, një shtet në të cilin Partia jote Kejdi, ka tetë vite që qeveris…

Më keq akoma.. e gjithë kjo krizë e inskenuar politike cënon rëndë hapat e rëndësishme që Shqipëria ka hedhur drejt Reformës në Drejtësi, një reformë e mbështetur edhe nga aleatët tanë më të mirë dhe dashamirës ndonjëherë, SHBA-ja dhe BE-ja…

Ne si të rinj, duhet, madje edhe duke kërkuar ndihmën e të rinjve demokratë, ti kërkojmë lidershipit të PD-së të reflektojë dhe të hyjë në zgjedhje, sepse ky është vullneti i shqiptarëve, edhe vullneti i vetë demokratëve… Reformë në drejtësi dhe jo fshehje pas çadrës apo kauzave të rreme…

Shqiptarët presin nga unë e ti si të rinj në politikë të jemi ndryshe nga të mëdhenjtë e partive tona, jo të tundim kokën në krah të tyre!

Reforma në drejtësi është ajo që duan shqiptarët dhe gjitha dënglat për krizë politike e mbajnë Shqipërinë një hap më larg integrimit…

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments