Blushi: “Rilindja” ngordhi. Ja sa mandate merr Edi Rama

Ben Blushi tha sot në Kuvend se Edi Rama e mori peng Shqipërinë dhe se Rilindja vdiq. Ose më saktë, ngordhi.

“Rilindja është e ngordhur, pa frymë, gati për ta varrosur. Kafshët e pyllit kanë ardhur ta varrosin.

Kjo ndodhi për shkak të një njeriu, të Edi Ramës që erdhi në pushtet nga socialistët dhe qeverisi me kriminelë, trafikantë, drogaxhinj, gjobaxhinj. Rilindje me shumë xhinde dhe asnjë poet. Ah, ka një piktor. Një piktor që s’d të vizatojë një njeri. A, po ti thuash vizato Mark Frrokun e qan.

Edi Rama i donte të gjitha edhe partinë, edhe drejtësinë, edhe prokurorinë, edhe maninë, edhe marrëzinë, edhe Shqipërinë. Por këtë të fundit s’mund t’ja japim e s’e lejojmë dot ta marrë”, deklaroi Blushi në parlament.

Më tej, Blushi e kritikoi opozitën se nuk merr pjesë në zgjedhje.

“Ka rrezik që, nga Gruevski prej llamarinë të kthehet në Erdogan prej çeliku. Po s’hyri PD-ja në zgjedhje, Rama merr 80 mandate. Po s’hyri LSI në zgjedhje, Edi Rama merr 100 mandate. Nëse LIBRA nuk hyn në zgjedhje, Rama merr 120 deputetë. Imagjinoni se çfarë Shqipëria do ketë”, deklaroi Blushi.