Aksidenti/Autobusi merr përpara me furi invalidin me karrocë
Një autobuz në Korçë ka marrë përpara me furi, një të moshuar invalid që po lëvizte me karrocë dhe e ka lënduar rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë, sot.
G.F, rreth 32 vjeç, ishte duke drejtuar autobuzin me targa HMI8661 kur ka aksidentuar një shtetasin Dh.B, rreth 74 vjeç, i cili lëvizte me karrocë invalidi.
I moshuari u transportua në Spitalin Rajonal të Korçës dhe njoftohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Total 0 Votes
0
0