Shpëtim Idrizi refuzon ofertën e Ramës për tu futur në zgjedhje pa opozitën

Aktualitet

Pas takimit që ka pasur me aleatin e tij, Ilir Meta, Edi Rama duket se ka bërë tentativën e fundit për të bërë zgjedhje pa opozitën dhe pa LSI tashmë, duke joshur Shpëtim Idrizin.

Oferta e Ramës për Idrizin ka qenë të futet në zgjedhje pa Opozitën pasi një gjë të tillë ka pranuar ta bëjë Blushi.

Sipas burimeve të SYRI.net brenda takimit Rama i ka thënë Idrizit: Ne të dy futemi si mazhoranca dhe Blushi si opozita.

Por Idrizi ka qenë kategorik me Edi Ramën. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe opozita nuk mund të emërohet.