Nga Tritan Shehu: Teatraliteti për të maskuar dështimin e “Shendetësisë falas”

Kategoria Shendet

Dje Z.Rama kerkoi te “trukoje” kolapsin e politikave te tij shendetesore me disa foto e imazhe te qendres se sterilizimit dhe instrumentave kirurgjikale!!

Se pari Qendra e Sterilizimit prane QSUT eshte ndertuar e tille moderne para mandatit te Z.Rama dhe do te ishte shume me rentabel te vihej ne funksionim jo nepermejt nje lloj “koncesioni”, por nepermjet kualifikimit te disa specialisteve shqiptare duke ngelur publike.

Dhenia e saj privatit se bashku me nje marreveshje pagesash ndaj tij prej deri ne 100 M Euro ne 10 vite per te gjithe vendin, koston shume, demton vendimarjen e cdo spitali, si dhe krijon nje monopol privat absolut ne treg.

SE BASHKU ME DISA “KONCESIONE “ TE TJERA TE TILLA, SI AI CHEK UP, LABORATOREVE ETJ, SISTEMIT TONE TE VARFER SHENDETESOR I JANE “REMBYER” FONDE TE MEDHA, DUKE PERKEQESUAR NE DRAMATICITET GJENDJEN E TIJ.

Ne kete menyre qytetaret po paguajne gjithmone me shume per nje sherbim shendetesor shume larg standarteve, duke u rrezikuar shendeti i tyre.

KJO ESHTE SHENDETESIA “FALAS” QE TASHME EDHE RILINDJA NUK PO E PERMEND.