Çmëndet Ngjela/Ja tre postet që kërkon Meta që opozita të dalë nga çadra

Aktualitet

Dy ditë pasi lideri i LSI-së foli për krijimin e një qeverie besimi dhe zgjedhje vetëm me opozitën, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kreu i Kuvendit zhvilluan sot një takim “kokë më kokë” në kryesinë e Kuvendit.

Pak orë pas mbylljes së këtij takimi është zbuluar edhe se për çfarë po flitet konkretisht.

Spartak Ngjela, një aleat i ngushtë i Ramës, sidomos gjatë diskutimeve të Reformës në Drejtësi tregon për Panorama Online se çfarë propozimi konkret i ka bërë Meta, Ramës.

“Sipas burimeve të mia, Meta kërkon ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Presidentin, që opozita të dalë nga çadra dhe të rikthehet në Kuvend. Meta i ka thënë Ramës që nëse LSI merr këto poste, opozita del nga çadra”, – ka thënë Ngjela.

Megjithatë, sipas tij, posti i ministrit të Brendshëm, është shumë i rëndësishëm dhe Rama nuk mund ta japë te aleati kryesor pa u konsultuar më parë.

“Po a e di Meta që të marrë ministrin e Brendshëm, duhet të pyesë aleatët e mëdhenj, sidomos Uashingtonin?”, pyet Ngjela.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?