Vlahutin dhe Lu, takohen me Jozefina Topallin

Aktualitet

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, kanë hyrë në një takim me deputeten e PD-së, Jozefina Topallin, e cila gjatë qeverisjes së demokratëve ka mbajtur postin e Kryetares së Kuvendit.

Takimi vjen në një moment delikat për vendin, kur qeverisja po përjeton një krizë për shkak të protestës së opozitës që kërkon qeverinë teknike dhe zgjedhjet elektorale janë në pikëpyetje nëse do të mbahen apo jo më 18 qershor.