Trump telefonon Putinin pas sulmit në Shën Petersburg

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump ka telefonuar Vladimir Putin për të shprehur ngushëllimet e tij për bombardimet në metronë  e Shën Petersburgut ku u vranë të paktën 11 persona.

Ata ranë dakord se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të luftojnë terrorizmin së bashku. Lajmi u bë i ditur nga Kremilini..

“Trump ka ofruar ngushëllimet e tij të thella për të afërmit e të vrarëve nga ky akti barbar terrorist”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, cituar nga “RIA Novosti”.

“Presidentët vuri në dukje se terrorizmi është një  keqe kundër të cilit duhet të luftojmë së bashku,” shtoi Peskov.

Putin, nga ana tjetër, ka falënderuar homologun e tij amerikan që tregoi solidaritet me popullin rus.