Siri/Sulm më armë kimike, 58 të vdekur

Bota

Të paktën 58 persona mbetën të vrarë dhe dhjetra të plagosur si pasojë e një sulmi në veri-perëndim të Sirisë.

Mediat raportojnë se mund të jetë një sulm me armë kimike i cili nuk është përdorë që në fillimin e luftës civile 6 vite më parë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka raportuar se sulmi në Khan Sheikun, i kryer nga trupat qeveritare ose avionët rusë, ka shkaktuar tek banorët një sërë pasojash siç janë të fikët, të vjella dhe dalje shkume nga goja.

Siria është vazhdimisht në shënjestër të sulmeve qeveritare dhe aleatëve të saj rusë, por edhe të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA në luftën kundër shtetit islamik ISIS.

_95455320_460080d2-f3bf-4aea-a3d2-09fc602c3f7a