Nga Arian Galdini: Edi Rama nuk ble dot më as kohë!

Analize

Edi Rama sapo kishte mesuar manualin e te drejtave te Partive. Kishte nja 2 a 3 jave qe perseriste se cdo Parti ka te drejte te mare ose mosmare pjese ne zgjedhje. Ky ndricim i madh nga ndonje liberth i vockel qe kushedi kush ia ka plasur neper duar Kryeministrit tone, ose ndoshta edhe nga ndonje bisede nga ato qe formojne intelektuale nga keta modernet te cilet krijohen me mbushje e rimbushje nga bashkebisedimet me te tjeret, e riktheu ne fushen e veprimit njeriun qe pas 18 shkurtit u kthye ne nje fantome drejt tretjes.

E gjithe Rilindja mesoi refrenin e Udheheqesit dhe ia nisi te kendoje kengen e te drejtave te partive.
Ta nisim kesaj rradhe nga e kunderta, arsyetimin tone. Ta zeme se Opozita eshte e lige, e keqe, e kapur, antiperendimore, antieuropiane, antivetting, dhe ia fut kot se koti e se i do te keqen Shqiperise.
Ku e bejne dallimin, lideret demokrate e shtetberes, kur kane perballe te tille Opozite?
Tek shperfillja, marxhinalizimi, armiqesimi, perjashtimi, demonizimi i kesaj Opozite apo tek gjetja dhe ushtrimi i mekanizmave perfshires dhe transformues?
Nje lider qe thote se eshte ndryshe nga ata qe shan e mallkon dhe gjithcka qe ben eshte vetem perpjekje per te deshmuar se eshte me i forte se ata e per te akumuluar me shume fuqi kunder tyre, cfaredo qe te thote per veten, e sigurte eshte se hallin e ka tek mundja trup me trup, jo tek ngritja e stekes.

Ne vitin 2008 kur studioja ne Universitetin e Glasgow me nje burse Chevening Fellowship nga Qeveria Britanike, kam qene me klasen time ne Irlanden e Veriut ne Dublin dhe ne qytetin baze te IRAs, Derry ose Londonderry. Aty ne shkonim pak vite pas marreveshjes se Good Friday – Te Premtes se Mire, te arritur nen Qeverisjen e Tony Blair dhe te firmosur edhe nga te gjithe faktoret nen konflikt aty ne Irlanden e Veriut. Ishte interesante sepse neve hyme edhe ne lagjet e katolikeve edhe ne ato te protestanteve dhe takuam ish krere ushtarake te unionisteve sikurse edhe ish krere te IRAs. Te gjithe keta funksiononin si autoritete publike nen organizime si shoqeri civile. Kur u benim pyetje se ckonsiderata kishin per njeri tjetrin, kurre nuk degjuam si pergjigje terminologji perjashtuese apo demonizuese. Ishin qartazi ish armiq nen paqe, jo ne dashuri por nen nje marreveshje qe duhej ruajtur e mbrojtur cdo dite nga te gjithe. Derry eshte qyteti i famshem ku ushtria britanike shkaktoi te dielen e mallkuar kur vrau 29 te rinj protestues qe u be edhe ngjarja qe shenjoi lindjen e IRAs si kunderpergjigje. Lagjet e protestanteve dhe katolikeve ishin te ndara prej rrugicash e dikur keta e vrisnin njeri-tjetrin nga dritarja ne pallatin perballe. Pas marreveshjes se te premtes se mire, ata nuk e vrisnin me njeri tjetrin, perkunderazi. Te gjithe mbronin me cdo kusht paqen. Dhe cfare bente pershtypje te madhe aty per syte e mij, ishte se urrejtja e dikurshme kurre nuk i kishte shtyre te cenonin votat kur beheshin zgjedhje. Koha kur Protestantet votonin e Katoliket perjashtoheshin, kishte mare fund me marreveshjen e te premtes se mire. Te gjithe votnin tashme e vijojne te votojne te lire, te barabarte e ndershmerisht. Askush nuk guxon ta mendoje te perjashtoje askend, perndryshe vret paqen.

Ne keto 27 vite ne kemi patur edhe vrasje te zgjedhjeve te lira e te ndershme sikurse ndodhi ne vitin 1996 e ne vijim, kemi patur edhe konflikt te gjere te armatosur gati civil si ai i 1997, kemi patur marrezi si 12-14 shtatori 1998, Gerdeci 2008 apo 21 janari 2011, e keshtu me rradhe. Te gjithe kemi deshtuar. Ata qe na kane drejtuar me se pari dhe ne qytetaret qe i kemi ndjekur, votuar, mbeshtetur ata, kemi deshtuar gjithashtu.

Nuk ka fare vend as per alibi e as per kreni nga askush prej nesh. Te gjithe kemi peshen tone te deshtimit. Shoqeria shqiptare nuk ka asnje pale dhe asnje individ qe nuk ka pjesen e vete te pergjegjesise se madhe a te vogel, aktive a inaktive, ne deshtim.
E sqaroj, po flas per deshtimin, sepse per krimet e ligesite e ndodhura fajin ekskluziv e kane vetem ata qe na kane drejtuar ne keto 27 vite. Askush nuk i amniston dot, askush nuk i shfajeson dot ata. Ama, edhe asnjeri prej tyre nuk e ka te drejten qe te veteshpallet si Qerosi i perallave te mocme shqiptare i cili ka zgjedhur rrugen qe te con e ste kthen e kesisoj eshte i parashkruari per te vrare kucedren me 7 koke. As Edi Rama, as Ilir Meta e as Lulzim Basha nuk mund te jene Qerosi qe mund te vrase kucedren. Duhet i dliri qe ta vrase kucedren.
Megjithate, ata as duhet te vrasin njeri-tjetrin e as te na shtijne neve te vritemi ne per ta. Ky eshte momenti kyc ku ka hyre Shqiperia. Kush e ka mashtruar qe ne nisje plakun e mocem ne udhekryq, e ne vend qe te zgjedhe rrugen qe te con e ste kthen, ka zgjedhur ate qe te kthen, e uleret se nuk kthehet me pa vrare kucedren, ne te vertete shpaten e tij e vringellon ketu mes nesh.
Edi Rama i vetedijshem per genjeshtren e tij zanafillore, po kerkon te vrase cdo historitregues ne menyre qe askush te mos ia permende me se ai eshte personazhi i gabuar ne perallen e gabuar. Ai ka mbledhur nje tufe me pleq genjeshtare te PS te vjeter i ka rethuar me nje kope te rinjsh idhujtare dhe po rend drejt asgjesimit te kujteses se shoqerise shqiptare, njelloj sic beri me kujtesen e PS. Vettingun e ka bere si Eskaliburin e tij dhe sajon Tryeza te Rrumbullaketa bashkekryetaresh koalicioni, per tu shitur here si Qerosi i shqiptareve e here si Arturi i Nderkombetareve. Molepsja e tij mendore e coi shoqerine shqiptare drejt nje ndarjeje te re. Ky u harbua aq shume saqe filloi te besoje vete edhe genjshtrat dhe remixin e perallave te tij.
Tashme kemi mberritur ne ate momentin kur ose bashkekryetaret e tij do te behen personazhe te perallave te Edi Rames, ose do ta sjellin ne realitetin se as Qerosi nuk darkonte tek Pazari i Ri, e as Arturi nuk e kishte Tryezen e Rrumbullaket si tave peshku. Sigurisht as Eskaliburi nuk ka qene ngjale Lalzi.
Sjellja e Edi Rames ne realitet, ben qe manuali i te drejtave te partive te cilin po e perdor ai si udherrefyes ne udhen e marrezise, te kthehet ne nje lume ku hidhet vete si gur, Kryerilindisti, vetem per te treguar se nuk eshte budallai por guri.
Realiteti i ri qe ka krijuar bashkekryetari Ilir Meta, ka ngritur pusi per Lulzim Bashen dhe Opoziten duke perdorur Edi Ramen si leqe. Nga ky moment Edi Rama eshte ne dilemen me te madhe e me dramatike te jetes se tij, sepse nga dilema e embel perallore ku endej mes Qerosit dhe Arturit, tani i duhet te zgjedhe nese do te jete guri apo leqja. Ndodh gjithmone keshtu me ata qe duan te rrojne nga shpata. Tani Edi Rama nuk ble dot me as kohe, sepse realiteti i ri e nxori jashte kohe.

Qe te aplikojme manualin e te drejtave te partive, ne kemi nevoje per pluralizem politik dhe per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Lulzim Basha dhe ne si Opozite, nuk kemi pse te bjere ne pusine e Ilir Metes. Eshte momenti kur Ilir Meta sapo ka shpallur zyrtarisht krizen. Njohja zyrtare e krizes, mund te na coje ne pusi por edhe drejt zgjidhjes. Ne si Opozite duhet vetem ti qendrojme pozicionit tone te palevizshem se Marreveshja jone e Good Friday pra e Se Premtes se Mire, eshte vetem Qeveria Teknike.
Dhe do te ndodhe