Nga Agim Doçi: Franko
Nuk e besoj!!!! Ti mik, shok e bashkpuntor me mua për dhjetra kangë HITE, nuk e besoj që ike nga kjo jetë!!!
“Rroku i burgut”, “Ky fat na râ”, “Humba pranverën”, e dhjetra e dhjetra që me Poezitë e mija u muzikuan nga Shpirti Yt Fisnik!
Ti FRANKO ua vune Kangën në buzë shqiptarve.
Po sot e mbrapa kujt do ia jap vargun tem që TI mik e shoku jem iu fale shpirtin tand dhe iu binde Vullnetit të Zotit!!!!
Zoti të foli: Eja FRANKO në parajsë tek Engjëjt, se aty në Tokë u lodhe, vuajte, por mbete Fisnik.
Eja FRANKO tek unë në Parajsë e shlodhu! Unë të dua FRANKO!!!! Toksorët si “ata” që të tronditën do ua ndez Ferrin tek Rrethi i Ahmarrsve Mjeranë e Shnjerzorë!
O FRANKO e ndjej fort, randë, pikëllimin, trishtimin, pezmin që gjatë shum gjatë do mbetet në zemrën time. Teftën, Djalin e Vajzën tande i ngushlloj me çka e kam ndigju nga Kodi Moral Shqiptar: TË RROJMË e TA KUJTOJMË FRANKON dhe PUSHOFT në PARAJSË!!!