Media amerikane: Cunami i parave të drogës po përmbyt Shqipërinë

Aktualitet

Një portal republikan në SHBA ka publikuar një shkrim për situatën në Shqipëri.

Independent Journal Revieë, portali i dy ish-republikanëve të njohur, ka publikuar një shkrim nga dr. Theodore Karasik.

Karasik, ekspert në sigurinë kombëtare, shkruan se droga dhe korrupsioni në Shqipëri rrezikojnë interesat amerikane në Ballkan.

“Një valë cunami me parash droge po merr në dorë Shqipërinë, ndërkohë që oligarkët e lidhur me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, po blejnë asetet e vendit (banka, hidrocentrale, telekom, etj) dhe po pengojnë reformat e rëndësishme në drejtësi. Oligarkët e Shqipërisë nuk do jenë në gjendje të bëjnë biznes si zakonisht nëse sistemi i dëmtuar ligjor do rregullohet,” shkruan autori.

“Përpjekjet e SHBA për të shtyrë Shqipërinë drejt reformës gjyqësore janë të pasuksesshme, pasi ambasadori i SHBA është duke marrë anën e socialistëve”.

“Kryeministri Edi Rama është mik i ngushtë me George Soros, madje ishte i pranishëm në dasmën e miliarderit në vitin 2013. Soros po zbaton agjendën e tij në Ballkan, qartësisht në përplasje me prioritetet e administratës së Trump”.

Autori bën thirrje që SHBA të hetojë lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me trafikun e drogës.

“Në fund, SHBA nuk duhet të pozicionohet me partitë politike në një vend demokratik. Zakonisht kjo ka efekt bumerang”.

Image