Ja cilat janë shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit

Shendet

Një nga llojet më të përhapura të kancerit është a i gjirit.  Sipas statistikave, 1 në 8 gra është diagnoztikuar me kancer gjiri në SHBA. Shoqata Amerikane e Kancerit pret të diagnostikohen rreth 246.660 raste të tjera të kancerit të gjirit në Amerikë deri në fund të vitit 2016 dhe rreth 40.450 gra mund të vdesin prej tij. Në Shqipëri kanceri i gjirit është lloji më i përhapur dhe vdekjeprurës i grave.

Ashtu si çdo lloj tjetër kanceri, zbulimi në fazat e hershme të tij do të ishte vendimtar në rezultatet pozitive të trajtimit. Për të zbuluar këto lloj kanceri është e rëndësishme që femrat të bëjnë vetë kontrollin rutinë dhe të dinë shenjat dhe simptomat që në fazat e hershme të tij.

Nishanet dhe ndryshimi i tyre: nishanet janë përgjithësisht të lidhura me kancerin e lëkurës, megjithatë mund të sinjalizojnë edhe për kancer gjiri. Kjo gjë është konfirmuar në një studim ku ishin të përfshira rreth 89.902 gra, të moshës 40 – 65 vjeç, të dhënat mjekësore të të cilave u ndoqën nga afër gjatë një periudhe 18 vjeçare. Në fillim të studimit, hulumtimet dokumentuan numrin e nishaneve që çdo grua kishte. Gjatë studimit, 5956 gra u diagnostikuan me kancer gjiri. Studimi arriti në përfundimin se gratë që kishin më shumë nishane kishin një rrezik prej 13% më të madh për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Po aq të rrezikuar janë dhe meshkujt

Kollë e vazhdueshme dhe ngjirje zëri: nëse kanceri i gjirit përhapet në mushkëri mund të shkaktojë kollë të tejzgjatur dhe ngjirje të zërit. Sipas statistikve, kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në mushkëri në 60-70% të rasteve.

Ndryshimet në fshikëz ose ndryshime të tjera: kanceri i gjirit shkakton ndryshime hormonale që shkaktojnë uretër të thatë dhe mosmbajtje të urinës. Shenjat e zakonshme përfshijnë rrjedhjen e urinës gjatë kollitjes, teshtimës, qeshjes ose ndonjë presioni tjetër dhe nevojës së papritur dhe urgjente për të urinuar.

Lodhje kronike: kjo është një nga simptomat më të zakonshme thuajse tek të gjitha sëmundjet dhe tek të gjitha llojet e kancerit. Lodhja kronike tek kanceri lidhet me shfaqjen e simptomave të tjera si dhimbje, probleme me gjumin, depresion etj.

Dhimbje të pashpjegueshme kurrizi: dhimbjet në pjesën e kurrizit mund të tregojnë se tumoret e kancerit të gjirit janë formuar.

Gjëndra të formuara në gjoks: çdo lloj kokrre e fortë në gjoks mund të jetë shkak për t’u shqetësuar sepse paralajmërojnë për ndonjë tumor të mundshëm, prandaj është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun në këto raste.

Burimi: Choose Healthy Life