I jepet lamtumira Françesk Radi-t! Tefta i përloti të gjithë

Aktualitet

Në hollin e Radio Televizionit Shqiptarë u bënë edhe homazhet për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 63- vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave. Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.

Fjala e Tefta Radit që përloti të gjithë:

“Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falenderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin”, tha ajo e përlotur dhe me zërin që i dridhej.

Lamtumirë Françesk Radi! Tefta deklaratë rrëqethëse që i përloti të gjithë

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?