Bojaxhi mërzitet për vendimin e mbrëmshëm të Metës/Turp! Po mban peng zgjedhjet

Aktualitet

Gjergj Bojaxhiu sulmoi ashpër kreun e LSI-së, Ilir Metën, në emisionin “Dritare” të me Rudina Xhungës.

Sipas Bojaxhi, Ilir Meta është ai që kërkon të mbajë peng zgjedhjet e 18 qërshorit.

Pas deklaratës së Metës, që ai nuk do të hyjë në zgjedhje pa PD-në, Bojaxhiu ka deklaruar se kryeministri në asnjë vend të botës nuk zgjidhet me votëbesimin e opozitës.

“Melodrama nuk ka mbaruar. Meta i ka lënë hapësirë vetes për ta ndryshuar deklaratën e sotme. Nuk ndodh në asnjë vend që kryeministri të zgjidhet me votëbesimin e opozitës”, tregon Bojaxhiu në emisionin “Dritare”.