Arrestohet grabitësi i motorave në Elbasan

Blutë arrestuan shtetasin me iniciale  R.P, banues në Elbasan pasi në bashkëpunim me bashkëmoshatarin e tij G.K 15 vjeç dyshohen të kenë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit N.R, 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”

Efektivat e policisë po punojnë për kapjen e shtetasit G.K, 15 vjeç.

Ndërkohë gjatë hetimeve rezultoi se shtetasi R.P dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Elbasan konkretisht:

Më datë 13.03.2017 dyshohet të ketë vjedhur motorrin tip “Yamaha” me targa EL 044 C në pronësi të shtetasit A.K,  38 vjeç banues në Elbasan.

Më datë 20.03.2017 pranë turizmit dyshohet të ketë vjedhur motorrin me targa AE 152  në pronësi të shtetasit  A.B, 31 vjeç banues në Elbasan

Më datë 31.03.2017 pranë stacionit të autobuzëve në Librazhd dyshohet të ketë vjedhur motorrin me targa EL 136 C në pronësi të shtetasit S.D, 37 vjeç banues në Elbasan

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments