Veliaj bën zëdhënësin e darkës. Të gjithë të tjerat i kanë telefonat e fikur.

Edi Rama, Ilir Meta dhe Petrit Vasili kanë ndërprerë çdo komunikim, duke mbyllur telefonat e tyre menjëherë pas mesnate kur dolën nga restoranti i peshkut te “Pazari i Ri”. Madje kjo gjë vazhdon edhe mëngjesin e sotëm në këto momente.

Telefoni i vetëm që nuk është fikur për asnjë moment është ai i Erion Veliajt, i cili ishte personi i katërt në tavolinë.

Burime për SYRI.net bëjnë me dije, se Veliaj i është përgjigjur pa komplekse sms-ve nga persona të interesuar për çfarë u arrit në atë darkë “misterioze”, por vetëm  duke shkruar se:

E rëndësishme është, se darka shkoi shumë mirë. Ndërsa Ilir Meta që shquhet për zgjim të hershëm, sot e ka thyer këtë rregull dhe vazhdon “në gjumë të thellë, që pas darkë së “Pazarit të Ri”.

Ose celulari i tij të paktën…..

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments