Show që po shkatërron familjet. Big Brother, banori kap gruan në krevat me Danjelin
Gjithnje e me shume po lind dhe behet e nevojshme qe show te ketij karakteri te nderptiten ose te rishikohen normat ne te cilat zhvillohet. Eshte e papranueshme ajo qe shperndan tek populli ky palo show qe me shume ka sens degjenerimi se sa edukimi.
-Personi me emrin Lupçe qe ka hyrë në Big Brother me bashkëshorten e tij Keterinën, gjatë ditës së sotme është bërë xheloz. Fillesa e sherrit është Danieli, nga Tropoja në këtë edicion të 9 të Big Brother Albania.
Lupçe nuk është ndjerë mirë kur ka parë në të njëjtin krevat me Danielin, gruan e tij, Katerinën.
“Pse nuk del jashtë?”, i thotë ai asaj.
“Nuk dua! Aty ku e ndjej veten mirë rri”, i përgjigjet ajo. Por Lupçe këmbëngul dhe i thotë të dalë jashtë.
Debati mes tyre duket se ka sikletosur Danjelin, që ngrihet nga krevati dhe largohet.
“Çfarë ke?”, e pyet sërish Lupçe, por ajo i thotë se nuk ka gjë.
Lupçe ka frikë se mos sjelljen e Katerinës e merr për dobësi Kei, që ai e thërret “Zysha”.
“Do bëj siç e di unë, jo siç më thonë të tjerë”, i përgjigjet ajo dhe Lupçe i jep kurajë duke i thënë se Kei është “zero” para saj.