Shitet Ferrari në pronësi të Trump shitet/ Ja çmimi i tij

Te tjera

Një Ferrari F430 e kuqe e ndritshme e një serie që mban datën e prodhimit 10 vite më parë, në pronësi të presidentit amerikan, Donald Trump u shit në ankand ditën e djeshme në Florida (jug-lindje të SHBA-së) për 270.000 dollarë, sipas kompanisë së ankandeve “Auctions America”.

“Versione të ngjashme të këtij modeli që nuk janë përdorur nga një personazh i famshëm shiten zakonisht mes vlerës 125.000 dhe 175.000 dollarë në bazë të kilometrazhit, të gjendjes fizike dhe opsioneve”, sqaroi një zëdhënëse e “Auctions America”, Amy Christie.

Christie nuk ka dashur të bëjë publik identitetin e blerësit.

Makina e kuqe ishte ylli i ekspozitës së organizuar nga kompania e ankandeve në Fort Lauderdale, në Florida, shumë afër Mar-a-Lago, rezidenca luksoze e presidentit amerikan, rreth 50 kilometra në veri të Majemit.

Manjati i pasurive të patundshme e kishte blerë Ferrarin e ri për t’a përdorur si autoveturën e tij personale. Kjo makinë ka qenë në pronësi të tij për një periudhë katër vjeçare.