Një shpërthim në sistemin e metrosë se Shën Petersburg ka lenë paktën 10 viktima /Video

Një shpërthim në sistemin e metrosë se Shën Petersburg ka lenë paktën 10 viktima shkruan “The Independent”.

Të paktën 10 persona kanë vdekur, raporton agjencia e lajmeve “RIA”, ndërsa “Interfax” raportoi duket të ketë pasur dy shpërthime në dy stacione metroje.

Fotot nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi dhe një tren të dëmtuar.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe policia ruse ka raportuar për viktima.

Foto të tjera tregojne disa pasagjerë shtrirë në tokë brenda stacionit.

“RIA Novosti” shkruan se të gjitha zonat përreth janë duke u evakuuar. Të paktën tre stacione metroje thuhet se janë mbyllur.

Një zëdhënës nga metroja se tha kishin marrë raporte për një shpërthim brenda në makinë, ose ndoshta nga një pajisje shpërthyese brenda stacionit.

Fotografitë e marra në afërsi të hyrjes së stacionit të “ Sennaya Ploshchad” tregojnë një sërë automjetesh zjarrfikëse, në përgjigje të emergjencës, shkruan “RT”. /SYRI.net