Neymar merr një ofertë të marramëndëse nga Premier League

0

Manchester United dhe Chelsea nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga braziliani Neymar. Paraqitjet e mira me Barcelonën dhe Brazilin dhe rritja e formës nga ndeshja në ndeshjen kanë bërë që Manchester United dhe Chelsea të përgatisin çmendurinë e radhës në futboll.

Këto dy skuadra jo vetëm që janë të gatshme të paguajnë klauzolën e lojtarit prej 200 milionë euro, por janë të gatshme që ta bëjnë edhe lojtarin më të paguar, duke i ofruar nga 470 mijë euro në javë, apo 19 milionë euro në sezon.

Sipas “Sunday Times”, kjo ofertë ka bërë që Neymar të ndërrojë mendje dhe të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Camp Nou.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author