Në zgjedhjet e Kavajës, as LSI nuk dërgon komisionerë. PS e vetme.

Aktualitet

As LSI-ja, ashtu si opozita që tashmë i ka bojkotuar zgjedhjet në Kavajë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, ndaj dhe nuk ka dërguar as komisionerë për të administruar procesin.

Kjo ka bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet zëdhënëses Drilona Hoxhaj t’i bëjë thirrje LSI-së, njesoj si PD-së e PR-së se mund t’i sjellin propozimet e tyre për komisionerë në zgjedhje edhe një ditë pasi afati ka kaluar, pra, më 3 prill, sot.

Afatet proceduriale për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, janë afate të shkurtuara dhe mos respektimi i tyre vështirëson punën për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 7 maj.

KQZ i bën apel Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane, të sjellin propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, Kavajë, brenda datës 3 prill 2017.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?