Ja për çfarë u diskutua në selinë e PD ndërmjet Bashës, Donald Lu dhe Arvizu

0

Kjo qeveri nuk ka as vullnetin dhe as mundësinë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme; Qeveria teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mirëpriti sot Alexandër Arvizu, zëvendës ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit për çështjet e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve e zbatimit të ligjit dhe ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu.

Biseda u përqendrua tek çështjet e aktualitetit politik, në kushtet kur Departamenti i Shtetit dhe EUROPOL raportuan muajin e kaluar se gjatë vitit 2016 Shqipëria është kthyer në prodhuesin dhe shpërndarësin kryesor të marijuanës në Europë dhe në një vend kyç për trafikun e heroinës, pastrimin e parave të krimit dhe në një bazë rajonale për krimin e organizuar.

Kryetari i opozitës vuri në dukje se raportet e qeverisë amerikane dhe të  Bashkimit Europian janë konfirmim i kriminalizimit dhe kapjes së shtetit nga krimi, që Partia Demokratike ka paralajmëruar këto vite  si rrezikun kryesor që i kanoset politikës, ekonomisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author