Dega e Partise Demokratike në Britani mbështet me forcë bojkotin e opozitës në Shqipëri,

Politike

Deklarate e Kryesise se Deges se Partise Demokratike ne Britani e Madhe!

Sot me date 2 Prill 2017, ne Londer eshte mbledhur per here te pare kryesia e re e deges se Partise Demokratike ne Britani pas zgjedhjeve per Kryetarin e Deges qe u zhvilluan me daten 22 Janar 2017.

Kryesia, e cila eshte e perbere kryesisht nga intelektuale te moshave dhe fushave te ndryshme nga te gjitha anet e Shqiperise, nga jugu ne veri, pjesa dermuese te rinj te shkolluar ne Britani, mori nje numer vendimesh te rendesishme ku veçohet miratimi i organeve drejtuese te deges dhe ngritja e grupseksioneve ne rajone te ndryshme te Londres dhe ne qytetet kryesore ne Britani.

Kryesia mori ne diskutim me pergjegesi te plote edhe situaten politike ne te cilen ndodhet Shqipëria ne keto momente.

Dega e Partise Demokratike ne Britani po ndjek me shqetesim te thelle edhe pse ne distance por pa nderprere protesten e Partise Demokratike ne Çadren e Lirise, per zgjedhe te lira dhe demokratike, per çlirimin e Shqiperise nga oligarkia autoritare dhe neokomunste e instaluar ne vend nga viti 2013.

Si diaspore shqiptare me nje interes te drejtperdrejte ne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise, verejme me keqardhje se kerkesat e opozites se sotme ngjasojne shume me kerkesat e opozites se pare shqiptare ne fillimin e viteve 90 per zgjedhe te lira, demokraci dhe barazi.

Kryesia mbeshtet me force bojkotin e opozites ne Shqiperi, deri ne garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme me nje barazi dhe drejtesi vote, qe mund dhe duhet te garantohen vetem nepermjet nje qeverie teknike dhe gjithperfshirese.

Vetem keshtu shqiptarët mund te sigurohen se vota e tyre mund dhe do te numerohet me drejtesi dhe barazi, siç ndoll ne vendet me demokraci funksionale.

Vetem ne kete menyre i pritet rruga fenomenit te blerjes se votes me parate e droges e korrupsionit electoral pasi ne kater vite Shqipëria eshte bere hambar i narkotikëve dhe lidhja e pushtetit me krimin ka qene evidente si kurre me pare.

Beteja e PD eshte beteja per demokracine dhe ndarjen njehere e pergjithmone te politikes nga krimi dhe pastramin e parlamenti si tempulli i demokracise.

Pershendesim dhe mbeshtesim me force qendresen e Partise Demokratike dhe vizionion Europian dhe largpames te liderit te opozites z. Lulzim Basha.

Pa u ndare njehere e pergjithmone nga krimi e droga, qe demtojne ne themel politiken dhe shoqerine shqiptare, nuk mund te kete zgjidhje te lira dhe demokratike ne Shqiperi.

Per degen e Partise Demokratike ne Britani
Kryetari
Naim Hasani

Fotografia e Naim Hasani

Fotografia e Naim Hasani