Aktualitet

Adriatik Alimadhi sjell ditarin e dhjetë viteve në mërgim të partisë “Balli Kombëtar”

Vazhdim, ditari i dhjete vjeteve ne mergim te partise “Balli Kombetar”

12 Gusht.

Ardhja e Auberon Herbert-it asht komentue shume. Nji pjese e Shqiptarevet nuk i u-afruen fare, as per t’i dhane mireseardhjen!
Aji u-nis per Rrome, dhe tha se don te takoje me Kryetarin.

E percollen te gjith kur u-nis. Sot u-perkujtue vrasja e Skender Mucos me dy shoke te tjere, Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin.

U-mbajten tre fjalime. Ne njanin nga keta, Zef Pali foli per “Personin dhe mendimet e Skenderit”.
U-kendue Hymni i Flamurit dhe kange te tjera kombetare dhe te Ballit.

15 Gusht.

Ne shkollen ne mergim “Besnik Cano”, sot u hap kursi i gjuhes Shqipe per ata qi nuk dine te shkruejne e te lexojne.
Erdhen ma se 35 nxanes. Mbasi u-ndane fletore dhe laps, Vasil Andoni tha dy fjale per qellimin e ketij kursi.

Mesimi i pare filloi ne oren 4 mbas drake. Per fat te keq, ka asish qi, kush e di perse, kerkojne me cdo menyre t’a pengojne fillimin dhe vazhdimin e kesaj vepre te dobishme!

Keshtuqi, mbasi nuk kane tjeter gja ne dore, mundohen t’u a mbushin mendjen miqvet te tyne te mos shkojne ne shkolle!
Thue se “Shkolla e mesimit te ghuhes Shqipe” asht vetem e Ballit!

16 Gusht.

Ne shkolle, numri i nxanesve u-shtue: sot erdhen edhe 25 te tjere, keshtuqi gjithsejt bahen ma teper se 60 vete!

Kursi u-nda ne dy pjese: ne nji ane, ata qi nuk dine fare me shkrue e me lexue; ne anen tjeter, ata qi dine pak. Japin mesime:
Emin Kopliku, Ismet Lesko, Adem Hodo, Iljas Guri, Ali Agushi. Talat Karagjozi dhe Venemin Deliana.

19 Gusht.

Ne nji mbledhje perkujtimore qi u-ba per Kol Tromaren, u-fol per jeten dhe veprat e ketij Deshmori. Kori kendoi kange kombetare: nder ‘to u kendue kanga e Tromares, “Sa te rroje gjithsesija”.

22 Gusht.

Thuhet se asht kape Lef Nosi ke Kodra e Kuqe, afer Tiranes, bashke me nipin, Vasil Nosin. Merret vesht se Qazim Kokoshi asht burgose ne Shqipni.
Aji ndodhesh ne Itali, dhe prej kendej, me gjithe keshillat, porosinat dhe lutjet e shokevet dhe miqvet te tij, shkoi ne Shqipni, sepse kujtonte se komunistet jane demokrate!

Tashti e provoi vete demokracine e tyne! Ka ardhe nga Shqipnija ketu ne Itali nji officer i aviacionit amerikan.

Ky qenka nga Shqiptaret e Amerikes, dhe nga Greqija paska shkue ne Shqipni per t’u takue me t’amen ne Korce.
Mirepo, e paskan kape dhe fute ne burg. E paskan lirue vetem mbas ndermjetesimit te Misionit Amerikan ne Shqipni.

26 Gusht.

Erdhi nga Rroma me na pame Dom Zef Shestani. Dom Zefi mblodhi Korin dhe filloi me na mesue kange te reja.

Asht hartu nji vjerrshe, dhe me nji melodi te bukur, u-krijue Hymni i Shkolles Besnik Cano.

Ne Shkollen ne Mergim “Besnik Cano”, pervec kursit te Gjuhes Shqipe edhe atij te Anglishtes, jane hape, qysh kater muej ma pare, edhe kurse te tjere, per gjuhe frengjishte, per histori, filozofi, matematike, e fizike, per latinisht dhe italisht.

Thuhet se Kudret Kokoshi, qi ka qene i internum nga Gjermanet ne kohen e Rezistences, mbasi u-lirue nga internimi dhe u-kthye ne Shqipni, asht kape dhe burgose nga komunistet. Dikush thote edhe se te kuqt e kane vrame.

3 Shtatuer.

Sot u-ba perkujtimi i Luftes se Vlones me 1920. Mbledhja u-hap me Hymnin e Flamurit. U-mbajten dy fjalime, me te cilat u-perkujtue dhe u pershkrue historija e atyne koheve heroike.

Pervec kangevet kombetare te kendueme nga Kori, nje grup Vlonjatesh kendoi dy kange popullore vlonjate dhe mbasandaj, po aji grup, mori dhe tri valle vlonjatshe. Ne kremtimin erdhen pothuej nja 200 vete.

4 Shtatuer.

Nji lajm i ardhum nga Bari thote se ceta e Lahe Nures, per te cilin komunistet paten thane se asht vrame, ka sulmue burgun e Vlones me qellim qi t’a hapi.

8 Shtatuer.

Sot u-perkujtue vrasja e Zicishtit te Devollit. Fjalen perkujtimore e mbajti Ali Agushi. Kori kendoi Hymnin e Flamurit dhe kange te tjera kombetare.

13 Shtatuer.

Sulejman Latifi, kapidani i barkes, duel nga fusha e perqendrimit te Ternit.
Aji tha se shpejt do te lirohet edhe Kryetari.

Fotografia e Adriatik Alimadhi
Fotografia e Adriatik Alimadhi

 

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?