Aktualitet

Gramoz Ruçi pas 26 vjetësh nga vrasja e 4 Dëshmorëve të demokracisë mban leksione demokracie

Si sot 26 vite më parë, më 2 Prill katër të rinj u vranë në Shkodër në kohën kur Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit drejtohej nga Gramoz Ruçi.

Pas 26 viteve, sot Gramoz Ruçi mbajti një fjalim në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në emër të socialistëve dha garancin se zgjedhjet e 18 qershorit do të bëhen edhe pa pjesëmarrjen e opozitës dhe të PS do të fitojë sërish.

“Një mesash për kundërshtarët: Forca e kësaj force nuk janë fjalët dhe akuzat, forca jonë janë reformat, ju ishit në pushtet 4 vjet më parë dhe ne sot pas 4 vitesh u pyesim ju përse e mbajtët 25 vjet pezull reformën administrative, pse nuk bëtë reformën në arsim, në shëndetësi, në energji pse sot po bllokoni Vettingun?  Ne nuk bëjmë thirrje për të shpuar goma e për të thyer xhama. Ne të fortët nuk i quajmë zambo që ta marrim pushtetin me dhunë, data 18 është para ne ndryshojmë nga ju pasi nuk biem kryetarët e partisë te çadra, ne jemi çadra e kësaj partie. Çadrën e çojmë te kryetarët, jo kryetarët te çadra”, tha kreu i grupit parlamentar të PS.

Socialistët vazhdojnë të kenë të njëjtën ofertë edhe pas 26 vitesh, Gramoz Ruçin. Dalja e tij përpara Asamblesë Kombëtare të PS në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të paktën duhet të ishte evituar.

Por, çfarë ndodhi në 2 prill 1991?

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 31 marsit 1991 për Kuvendin Popullor, Partia e Punës mori shumicën e vendeve në organin e ri legjislativ. E megjithatë, në këto kushte, opozita demokratike arriti të fitojë në të gjitha qytetet e mëdha të vendit duke arritur në fakt atë që në kohë u quajt fitore cilësore e saj. Fitorja me 2/3 e PPSH-së solli pështjellime të mëdha pikërisht në këto qytete.

Qysh më 1 prill 1991, qindra qytetarë shkodranë protestuan para godinës së Komitetit të PPSH-së kundër manipulimit të zgjedhjeve nga PPSH. Drejtuesit e PD-së lokale si dhe deputetët e porsazgjedhur, bënë të pamundurën për të qetësuar qytetarët. Të nesërmen, protesta filloi tek shkollat e përgjithshme të Shkodrës “28 nëntori” e “Jordan Misja”. Duke vënë çantat përtokë përballë godinës së Komitetit të Partisë, nxënësit e shkollave dhe populli i Shkodrës protestuan në një mënyrë shumë civile kundër politikës së PPSH-së dhe manipulimit të zgjedhjeve.

Drejtuesit e policisë së Shkodrës i kishin kërkuar ndihmë degës së PD-së së këtij qyteti për të qetësuar situatën. Përpara Komitetit të Partisë, në momentin kur Arben Broci po fliste për qetësimin e ngjarjes, qëllohet pas shpine nga ana e godinës së Komitetit të Partisë. Njëkohësisht, armët kanë vrarë e plagosur edhe shumë qytetarë të tjerë të ndodhur.

Ngjarja e Shkodrës acaroi tej mase klimën politike në vend. Opozita e djathtë nuk mori pjesë në mbledhjen e parë të Kuvendit Popullor, ndërsa kërkesa për zbardhjen e së vërtetës u bë mbarëpopullore. Por përtej gjithë asaj që ndodhi në atë kohë, qëndronte edhe versioni zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Titullari i kësaj ministrie, informonte kryetarin e Këshillit të Ministrave, si dhe komisionin kuvendor të krijuar atë kohë, mbi opsionin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Gramoz Ruçi u kishte dërguar një telegram në 2 prill të gjitha degëve të punëve të brendshme në rrethe, ku shkruante:

“Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Tiranë, Shkodrës dhe Kavajës, janë grumbulluar turma njerëzish në mënyrë të paligjshme duke hedhur parulla politike dhe fyer personalitete të kombit. Forcat e policisë kanë ndërhyrë me agjitacion ose nuk kanë ndërhyrë fare. Qëndrime të tilla pas ditës së 31 marsit, janë shumë të gabuara. Policia të ndërhyjë me ashpërsinë e ligjës dhe kurdoherë ushtrimin e forcës ta shoqërojë me ndalimin e fajtorëve që kap. Për të vepruar me forcën e shkopit, nuk ka askush arsye të pyesë përgjegjësin.

Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të goditin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur. Forcat tona që përleshen me turmat të mos shkojnë të armatosura”.

 

Image

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?