Ledion Liço sherr me Rudina Xhungën. Top channel albania e përcolli për në dritaren e fundit!

Aktualitet

Një shkrim i botuar në “Dritare.net” ku shkruhej se spektaklit të “Voice of Albania” i ka rënë audienca, është bërë ‘mollë’ sherri për Ledion Liçon dhe Rudina Xhungën.

Në “Dritare.net”, portal i Rudinës, shkruhej se “Voice” nuk ka më të njëjtën shikueshmëri si më parë dhe se audienca ka rënë, por vetëm pak Ledioni i është përgjigjur gazetares përmes një fotoje të publikuar në Instagram ku ka treguar statistikat e shikueshmërisë së 43 kanaleve televizive.

Image

“Per Xhungat e kësaj bote, dhe për Rudina Xhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq për top channel albania por sepse ky i fundit e përcolli për ne dritaren e fundit!”, ka shkruar moderatori në komentin bashkangjitur fotos.