FBI publikon imazhet sekrete të 11 shtatorit/Foto

0

FBI ka publikuar disa fotografi të pa shfaqura më parë, që tregojnë shkatërrimin në Pentagon, fill pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

FBI ka ngarkuar në faqen e saj të internetit, imazhet që tregojnë selinë qendrore të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të përfshirë nga flakët, pasi u godit nga një avion pasagjerësh i rrëmbyer nga terroristët e Al Kaedës.

Më 11 shtator 2001, terroristët e Al Kaedës rrëzuan fluturimin 77 të “American Airlines”, nga Aeroporti Ndërkombëtar Dulles për Los Angeles, në Pentagon, në 9:37.

189 persona vdiqën në Pentagon, duke përfshirë edhe 125 që punonin në ndërtesën, e cila shërben si seli kryesore e Departamentit të Mbrojtjes.

FOTO/ Pengatoni në flakë, FBI publikon imazhet sekrete të 11 shtatorit

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author