Aktualitet

58 milionë euro është shuma që shteti do paguaj për shkarkimet në administratë të fituara nga gjyqet.

Shtetit shqiptar i duhet të paguajë 58 milionë euro për gjyqet që ka humbur gjatë vitit të kaluar. Këto të dhëna janë publikuar nga Avokatura e Shtetit.

58 milionë euro i duhet shtetit të paguajë për gjyqet që ka humbur për vitin 2016. Shifra është bërë publike nga Avokatura e Shtetit në kuadër të një analize që ka zhvilluar për aktivitetin e vitit 2016.

Objekt i gjykimit kanë qenë largimet nga puna në administratën publike, por edhe konflikte të tjera të individëve dhe bizneseve me shtetin.

Sipas të dhënave zyrtare nga Avokati i Shtetit, vlera totale e çështjeve që janë diskutuar në gjykime brenda vendit në vitin 2016 është afërsisht 120 miliardë lekë ose rreth 1 miliard $ amerikanë nga të cilat 93% janë fituar nga shteti shqiptar në gjyqe të përfaqësuara nga Avokatët e Shtetit në Gjykatat Kombëtare.

Por ndonëse çështjet e pafituara janë vetëm 7% e totalit,vlera nuk është e vogël, janë 58 milionë euro që duhet ti merren taksave të shqiptarëve për të shlyer palët e treta.

Në këto të dhëna mungojnë detyrimet ndaj gjykatave ndërkombëtare ku edhe atje duket se vendimet po shkojnë drejt ish pronarëve. /AbcNews

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?