Shoqërohet në komisariat Nar Koka, kumbari i Metës dhe Ramës

Aktualitet

Leonard Koka, vëllai i Ministri të Mjedisit, Lefter Kokës është shoqëruar sot në policinë e Durrësit pas një konflikti me një punonjës policie. Mësohet se konflikti nisi kur djali i Leonard Kokës, që lëvizte me makinë është ndaluar nga polici i qarkullimit. Punonjësi i policisë do t’i vendoste gjobë, por ka hasur në kundërshtimet e Nar Kokës që është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime. Pak kohë më parë, ministri i LSI, Lefter Koka bëri akuza të forta ndaj policisë së Durrësit, si e përfshirë në një lojë të fortësh dhe e përfshirë në kultivimin e kanabisit.