Rama ju bën qefin veteranëve dhe gjithë ish-komunistëve. Restauron godinën ku u mbajt Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944.

0

Edi Rama, po përpiqet të investojë edhe në “koshin e votave” të veteranëve dhe gjithë ish-komunistëve dhe pasardhësve të tyre. Në këtë kuadër ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka qenë dje në Përmet, për të prezantuar projektin për restaurimin e godinës, ku u mbajt Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944. Ajo aktualja është e rrënuar dhe e lënë pas dore prej kohësh, por me rastin e zgjedhjeve, edhe asaj i ka ardhur radha të rilindë.

Restaurimi i godinës ku u inagurua qeveria dhe parlamenti i parë i Partisë Komuniste, që do të sundonte në mënyrën më çnjerëzore për gjysmë shekulli vendin, përveçse bëhet për nevoja elektorale, duket se është edhe një mesazh nga ana e Ramës.

Është e vërtetë që Kongresi i Përmetit ishte dëshmia më e qartë e suksesit të NAÇL në luftë, por më shumë se kaq, ai ishte akt i përurimit të pushtetit mono partiak në Shqipëri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author