Tv Klan sulmon sërish Visar Zhitin. Klani i klaneve mafioze. (video)

0

TV Klan ka dhënë sot edhe një shembull tjetër se televizionet tona kombëtare, janë kthyer në kioska familjare. Pasi bëri të enjten e shkuar një shënim të gjatë kundër Visar Zhitit, në lajmet e tij të drekës Klani iu kthye të njëjtit personazh.

Nëse herën e parë ai përdori disa mesazhe që pretendoheshin se i ishin dërguar presidentit të republikës, se ish poeti i burgosur paskësh qenë spiun, këtë herë lajmet e Klan janë përpjekur të tregojnë se Visar Zhiti nuk paskësh qenë disident.

Në kronikën e gjatë që mbante siglën “ekskluzive” Klan kishte rrëmuar në arkiva për të gjetur disa dokumenta që Visar Zhiti i dërgonte autoriteteve të kohës për të lehtësuar dënimin e tij.

Kështu klan ka treguar një dokument të prillit të vitit 1980 ku Visar Zhiti shkruan se “Nuk kam qenë kundër vijës së partisë në poezitë e mia, por se aty ka vetëm gabime estetike”.

 

Po ashtu në një dokument të dytë thuhet se ai ka bërë disa gabime ideore në moshë të re dhe shkohet deri në cinizëm kur lexohet paragrafi se këto gabime mund të jenë bërë si pasoje e problemeve shëndetësore.

Dhe përfundimi që arrin televizioni që shquhet për virtytshmërinë e tij është: Zhiti që pretendon se ka qenë desident, e ka shkruar me gojën e tij që nuk është e vërtetë.

Natyrisht në këtë sulm të paprinciptë ku i kërkohet një ish të burgosuri llogari për ato që ka thënë në kushtet e një burgu çnjerzor diktatorial, nuk ka asgjë të principtë.

Prej kohësh Klani nuk rresht me sulmet “ad hominem” kundër Visar Zhitit që nga koha kur ai mendoi se mund të kryente detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan.

Por e keqja nuk është këtu. E keqja është se si në sulmin e parë dhe në sulmin e dytë ato sponsorizohen nga presidenca e republikës e cila paguan me lekët e taksapaguesve ata që bëjnë këtë lloj propagande familjaro politike (Lapsi.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author