PS hakmerret ndaj LSI në bashkinë e Beratit

Këshilltarët Bashkiakë të Partise Socialiste kushtëzojnë marrëdhënien e tyre me Bashkinë e drejtuar nga Petrit Sina i LSI.  Në një dalje për mediat, këshilltarët denoncuan presionet ndaj nëpunësve të bashkisë për t’u pajisur me teserën e LSI dhe premtimin për të mbledhur një numër të caktuar votash për secilin.

Kryesocialistja e Beratit u shpreh se “Partia Socialiste është forcë bashkëqeverisëse në bashki, por ka filluar të anashkalohet dhe të mosrespektohet në vendimmarrje që kërkojnë bashkëpunim nga ana e kryetarit të Bashkisë, njëherësh Kryetar i LSI për Beratin. Nuk janë respektuar nivelet e drejtimit dhe përfaqësimit ndaj Partisë Socialiste. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialistëve në shkelje flagrante të ligjit, të paargumentuara dhe vetëm me një qëllim.  Për klimën e presionit që ushtrohet nga punonjësit e administratës, për mbajtjen e vendit të punës që detyrohën të rekrutohen politikisht në partinë e kryetarit të Bashkisë dhe që me urdhër u është kërkuar të rreshtohen dhe të sjellin vota për LSI, si detyrim për të mbajtur vendin e punës”.

Kundërsulmi i PS në Bashkinë Berat, vjen pas bojkotit të zgjedhjeve nga LSI në Kavajë. Me gjithë këto probleme në terren, të dyja forcat politike nuk e kanë problem të arrijnë 84 vota në kuvend.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments