Kapet sasia e parë e farës së kanabisit në Lushnjë

Aktualitet

Polcia e Fierit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje finalizuan operacioniin e koduar ”KORIA”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Gëzim Goga, 37 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtëme, Lushnje.

Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është shkuar në fshatin Krutje e Poshtëme dhe është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e  tij, u gjetën 1.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 8550 fara bime të dyshuara Cannabis Sattiva, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?