Aktualitet

Kapen në Itali 2.2 ton kanabis sativa të nisur nga Durrësi. As ushtria nuk ka çfarë ti bëjë kësaj katrahure.

Një tjetër goditje të madhe ka bërë dogana italiane. Një sasi prej 2.2 ton kanabis sativa janë sekuestruar në portin e Ankonas.

Droga është gjetur në një kamion i cili kishte ardhur nga Shqipëria dhe ishte nisur nga porti i Durrësit, shkruan SYRI.net.

Sipas medias italiane, në pranga janë vendosur 3 persona, por nuk është bërë e ditur identiteti i tyre. Aksioni është bërë nga doganat italiane dhe Guardia di Financa.

Kamioni me 2.2 ton kanabis ishte nisur nga Shqipëria dhe droga ishte fshehur brenda një ngarkese me panele gipsi, bën të ditur SYRI.net.

Kamioni është kontrolluar nga sistemi, që e ka nxjerrë kamionin nga radha dhe më pas me anë të qenit antidrogë është gjetur sasia e madhe e kanabisit.

Guardia di Financa është shprehur se vlera e kësaj lënde narkotike shkonte 20 milionë euro.

Brenda 3 muajve të parë të vitit 2017 vetëm në portin e Ankonas janë sekuestruar 12 ton kanabis sativa. /SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?