Ja si u ther me thikë shqiptari minoren nga banda latine/Video

0

Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme dy shtetas nga Salvadori të cilët dyshohet se kanë vrarë në Milano në korrikun e vitit 2016, shqiptarin 18 vjeçar, Albert Dreni.

Grupet e të rinjve ishin grindur fillimisht në diskotekë dhe më pas ishin përplasur edhe njëherë në një linjë trami, sikundër tregon edhe video e mëposhtme e siguruar nga MilanoToday.

Të ndaluarit janë shtetas salvadorenë, përkatësisht Jairo Osvaldo Martinez Martinez dhe Alfredo Ezequiel Ponce, pjesë e një grupi gangsterësh.

Ajo që është më e frikshme është se shqiptari u vra nga një djalë me nofkën “Leshatori” për të vetmin qëllim për ti treguar kapove të bandës së tij se ishte gati të merrte komandën e grupit.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm 7 djem të cilët sipas hetimeve kanë marrë pjesë bashkërisht në rrahjen dhe më pas goditjen me thika të të riut shqiptar.

Alberti humbi jetën  pasi u godit me katër thika në zemër ndërsa gjendej në tramin 15 në rrugën Teullie.

Mjekët e kaluan fillimisht në koma, por ai nuk mundi të zgjohej.

Ngjarja

Arturo Sanchez, i njohur ndryshe me nofkën “Leshatori”, kishte dalë atë natë nga banesa e tij i armatosur me qëllimin për tu treguar shefave të grupit MS 13, një grup gangstash latinë, se ishte i gatshëm për të marrë komandën e grupit. Në çmendurinë e grupit të tij, viktimë ra Alfredi i cili ndërkohë po mbronte  një djalë i cili kishte rënë pre e dhunës së bandës latine.

Ndërkohë që pak minuta para se të ndodhte kjo tragjedi, banda latine e gangsterëve kishte goditur me thikë në gojë edhe një 22 vjeçar salvadoren i cili për fat të mirë shpëtoi pa humbur jetën./ d.l

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author