Aksident në Elbasan. Përplasi për vdekje 35-vjeçarin dhe largohet. Ja emri i të arrestuarit

Aktualitet

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të: Ardian Subashi, 44 vjeç,  banues në Elbasan, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Personi që pasditen e djeshme aksidentoi për vdekje 35-vjeçarin Ardian Rika, është arrestuar

“Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘Land Rover’ me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje biçiklistin, shtetasin A.R, 35 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia.

Pas kësaj, Subashi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet hetimore për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.