Aktualitet

Tahiri kërcen Napolonin dhe nxjerr para si për të paralajmëruar se paret do derdhen lumë për fushatën/Video

Aheng, para, duhan. Kjo shihet nga video e dëfrimit mes militantësh të PS-së, e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Popullor, që nuk heziton t’i afrohet rrethit të të rinjve të PS-së që kërcejnë me muzikë popullore. Pas pak nuk mungojnë as duhani e as paratë e dorovitjes.

Pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama duket se Tahiri e ka marrë me vrull punën e zgjedhjeve. Kreu i PS-së së Tiranës feston me të rinjtë e Njësisë 1 dhe siç e përcaktojnë vetë këta të rinj për një ”mbrëmje ndryshe”.

Tahiri gjatë kërcimit të Napolonit dhe muzikës së Shqipërisë së mesme, shkrep edhe foto me të rinjtë, një prej të cilëve nxjerr edhe para. /Shuplaka

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania