Lëvizja Socialiste për Integrim braktis Ramën. Nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës.

Aktualitet

Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës.

Burime te besuara pranë LSI tregojnë për “Koha Jone” se në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, forca politike  LSI  me datë 7 maj nuk ka pranuar të regjistrohet në KQZ dhe as ka ndërmend të marrë pjesë në fushatë me asnjë parti politike.

LSI ka qenë kundër kandidimit të Elvis Roshit në zgjedhjet e fundit për shkak të paralajmërimeve ndërkombëtare, ndërsa kandidatja e tanishme është caktuar në mënyrë të njëanshme.

Duhet theksuar se ka qenë pikërisht ambasadori amerikan Donald Lu që foli publikisht që Elvis Roshin të mos kandidohej nga PS dhe Edi Rama.