Hedh foto në Facebook, arrestohet shqiptari i kërkuar në gjithë Europën.

Aktualitet

Një i ri shqiptar ka bërë gabimin e jetës, pasi ishte në kërkim dhe ka bërë një gafë në rrjetin social Facebook, duke e sjellë policinë që ta arrestojë.

Kjo i ka ndodhur 26-vjeçarit Genc Loku, i cili ishte shpallur në kërkim me një mandat kërkimi ndërkombëtar të lëshuar në të gjithë Europën, shkruan SYRI.net.

Arrestimi është bërë një ditë më parë në Kazerta. Shqiptari kishte postuar një foto ku pas shpinës së tij ishte një portë oborri e cila tregonte dhe adresën.

Pas kësaj gafe, policisë i është lehtësuar puna, pasi ka shkuar në adresën që tregonte fotografia dhe ka arrestuar 26-vjeçarin Loku.

Ndaj tij ishte lëshuar edhe një mandat edhe nga Gjermania, pasi akuzohej për krime kundër personit, shkruan SYRI.net.

Image