Gjendet fajtori. Niko Peleshi: Shqipëria u mbush me drogë, por faji është i Lazaratit

Aktualitet

Qeveria shqiptare e ka pranuar më në fund faktin se Shqipëria u mbushur me kanabis sativa. Deklarata është bërë nga zv/kryeministri dhe kreu i task-forcës kundër kanabisit, Niko Peleshi.

Në një deklaratë për median, Peleshi akuzoi Lazaratin se krijoi kushte për të kanabizuar të gjithë Shqipërinë, ndërsa është shprehur se ky fenomen ka nisur që në vitin 1991.

“Qeveria ka marrë masa për parandalimin e kanabisit. Është konstatuar si fenomen që në vitin 1991 kur kishte një duel ndërmjet institucioneve ligjzbatuese dhe grupeve kriminale.

Fenomeni negative në Lazarat ndikoi shumë në përhapjen e tij në vend. Goditja e suksesshme solli që grupet kriminale të përqendruara në këtë zonë të shpërndahen.

Ky fenomen më pas u shtri në të gjithë Shqipërinë, por policia e luftoi.

Duke filluar nga ky vit, të gjitha institucionet që kanë lidhje do të angazhohen në një operacion të kombinuar duke synuar goditjen që në gjenezë të fenomenit

Në shërbim do të jenë Policia e Shtetit shërbimeve Inteligjente, pushtetit vendor, etj,” tha Niko Peleshi në deklaratën e tij.