“Dumrea”: Raiffeisen Bank tradhëton klientët e saj. Fshatarëve nuk u duhen as paga dhe as kredi

Faqja” Dumrea” here pas here ka ndjekur nga afer shqetesimin e ketyre banoreve dhe eshte bere nje ndihmuese e madhe per çeshtjen e tyre. Kjo faqe premton se do ti shkoje deri ne fund problemit te fshatareve te kesaj zone dhe do faktoje abuzimet qe Raiffeisen Bank iu ben atyre.

I tille eshte dhe postimi i radhes ne Facebook ne lidhje me kete problem:

 

Fshatareve nuk u duhen as paga dhe as kredi”, Raiffeisen Bank tradhton klientet e saj!

Me logjiken se “fshatareve nuk u duhen as paga e as kredi”, e cila eshte shprehur publikisht nga menaxhere te larte te saj, Raiffeisen Bank ka mbyllur ne menyre arbitrare filialin e saj ne Belsh duke i detyruar qindra pagamarres te zones qe te shkojne ne Cerrik, Peqin, Kucove apo Elbasan per te terhequr pagen mujore te tyre.

Kane lene nje bankomat qe kater dite be jave ska para dhe tre dite te tjera eshte i prishur.

Te njejten situate te tmerrshme po vuajne edhe ata qe kane kestet e kredise per te paguar. Krahas kestit mujor qe kane detyrim ndaj kesaj banke qe tallet me kursimet e tyre, kredimarresit e Raiffeisen Bank duhet te paguajne ekstra per koston e rruges.

Shumica e depozitave te zones se Dumrese jane ne kete banke, por Raiffeisen Bank nuk ka respekt per klientet duke u tallur edhe duke  thene se fshatareve nuk u duhen as kredite e as pagat.

Raiffeisen Bank eshte banka qe gjithashtu kursimet e shqiptareve i ka marre nga Shqiperia perfshire edhe leket e Dumreas-ve duke i nxjefre jashte shtetit.
Si perkthehet kjo: Banka merr parate e tua qe i ke lene si depozite dhe i nxjerr jashte duke fituar prej tyre nderkohe qe ty te duhet te strapacohesh per te marre pagen.

Ne ditet ne vijim “Dumrea” do te publikoje fakte skandaloze se si kursimet e shqiptareve merren dhe shperdorohen nga Raiffeisen Bank.

Fotografia e Dumrea