Çudi, për 2% Rama fut ushtrinë në luftën kundër kanabisit

5 muaj pasi e sulmoi idene e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për të futur ushtrinë për të luftuar kanabisin, Edi Rama e përqafon atë. Këshilli Ministrave ka marrë vendim që në shërbim të Planit të Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017 -2020 të përfshirë edhe ushtrinë.

 “Në shërbim të këtij operacioni, ne perberje te TASK FORCES QENDRORE DHE TASK FORCAVE LOKALE do të jenë kapacitetet e Policisë së Shtetit, të shërbimeve inteligjente, të ushtrisë, të bujqësisë, të mjedisit, të shëndetësisë, ato të pushtetit vendor, partnerët ndërkombëtarë etj…” deklaroi sot zv/kryeministri Niko Peleshi.

Por çfarë thoshte Edi Rama në tetor kur Manjani kërkoi futjen e ushtrisë?

Saimir Tahiri – Ministër i Brendshëm, 2 tetor 2016: E mirëkuptoj vullnetin e tij pozitiv për të bërë një propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni, por besoj se është i pasaktë.

Saimir Tahiri – Ministër i Brendshëm, 2 tetor 2016: Nuk jemi në kushtet e një alarmi kombëtar, por përballë një fenomeni që duhet ta adresojmë me çdo qytetar që ka menduar se varfëriën mund ta vrasë duke mbjellë kanabis. E mirëkuptoj, por nuk e përkrah.

Mimi Kodheli – Ministre e Mbrojtjes, 20 tetor 2016: Mirëpres çdo kritikë që bëhet për zgjidhjen e emergjencave në këtë vend ku ushtria merr pjesë. E mirëpres dhe jam dëshirëplotë jo vetëm të mirëpres kritikën, por duhet ‘u jap përgjigje gjithë kritikuesve që nga sallonet dhe kolltuqet lëshijnë ndonjë batutë. Sa herë ka pasur emergjenca, është në detyrimin kushtetues të Ushtrisë të funksionojë kjo pjesë dhe Forcat e Armatosura e kanë bërë këtë shumë mirë dhe do të vijojnë ta bjnë sepse janë në detyrimin e tyre kushtetues ta bëjnë këtë me seriozitet.

Çfarë ka ndryshuar nga tetori? Në terren janë intensifikuar trafiqet nga Shqipëria drejt Italisë. Tonelata me kanabis kapen në Bari. Të tjera dyshohet se kalojnë.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një situatë kritike, me kultivimin që është rritur. Europol flet për Shqipërinë si furnizuese kryesore e kanabisit për Europën.

Nëpër plantacione nuk ka patur deri më sot mbjellje të reja, pasi sezoni fillon në prill.

Por ajo që ka ndodhur është se më në fund qeveria dhe kryeministri Rama që e mohonin kategorikisht problematikën, po e pranojnë atë.

Dhe po e pranojnë jo duke marrë përgjegjesitë dhe ndëshkuar përgjegjësit, por duke u kërkuar shqiptarëve t’u bësojnë sërish se ata që e krijuan këtë situatë, mund ta ndalojnë atë; ata që duhet të përgjigjen se përse ia kthyen damkën e zezë Shqipërisë, t’u jepet mundësia për të marrë lavde me raporte krahasuese të tipit, “këtë vit më pak se vitin e kaluar”.

Aktivizimi i ushtrisë për të luftuar kanabisin tregon se situata është e rëndë. Sot Këshilli i Ministrave e pranoi zyrtarisht, por krenar dhe jo duke marrë përsipër autorësinë. /Lapsi.al

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments