Autori i aleancës së qelbësirave: Po u shua PD nuk është ndonjë hata

0

Në një shkrim për vendimin e Bashës për të mos marrë pjesë në zgjedhje gazetari Mustafa Nano ka hedhur idenë se shuarja e PD si parti nuk është ndonjë qamet i madh. Duke analizuar shkaqet që e shtyjnë Bashën drejt këtij vendimi dhe duke e etiketuar atë si një hajdut që ka pacipësinë të thërasë “kapeni hajdutin” Nano  ai ka ngritur një skenar imagjinare se çfarë do të ndodhë nëse në 18 qershor shkohet pa opozitën. Ja seç shkruan Muç Nano në shkrimin me titull: “Zgjedhje pa PD-në? Pse jo, nëse PD-ja e ka ndarë mendjen”, tek Mapo: “Ç’do ndodhë pas zgjedhjeve pa opozitën? Me shumë gjasë, legjislatura e ardhshme nuk do të jetë e plotë. Nuk ka kuptim të jetë e plotë. Do të shfrytëzohet vetëm për të finalizuar Reformën në Drejtësi e ndonjë reformë tjetër. Mund të jetë e plotë veç në rrethanën që Basha do vijojë të bëjë një opozitë zevzeke jashtë parlamentit. Por nuk ka gjasa që kjo të ndodhë. Nëse PD-ja nuk futet në zgjedhje, ajo merr fund. Dhe nuk do ishte ndonjë hata. Ashtu si nuk do ishte ndonjë hata edhe vdekja e ndonjë partie tjetër, apo e të gjitha partive, në Shqipëri. Meraku i ca e cave se mos Shqipëria mbetet pa opozitë është i kotë. Në politikë ndodh si në atë lojën me karrige: mbeten njerëz më këmbë, por jo karrige bosh”. (lapsi.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author